Capital T është i rezervuar kur bëhet fjalë për dashurinë. Kjo është një temë për të cilën ai nuk flet pothuajse fare nëpër intervista. Por së fundmi ka bërë një përjashtim. Në një intervistë për revistën Story, këngëtari ka folur për dashurinë, martesën dhe fluturat në stomak.

Capital T ka pranuar se për të dashuria ekziston dhe si njeri i gjallë edhe ai i ka përjetuar fluturat në stomak. Ndërsa sa i përket martesës, këngëtari u shpreh se nuk e sheh aspak si kufizim:

"Nuk e shoh martesën si kufizim. Martesa ndodh në momentin që ndjen se je i gatshëm t'i marrësh ato përgjegjësi. Edhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe respektin, që meriton dhe kalon çdo barrierë dhe sfidë për ty/ reciproke.”

Besojeni ose jo, mes shumë aventurave që ia vlejnë të mbahen mend dhe dashurisë së madhe, Capital T do të zgjidhte këtë të dytën!

Gjatë intervistës ai ka ndarë edhe një “sekret” me publikun – si ia del ta mbajë trupin në formë...

Në fillimet e karrierës së tij, këngëtari nuk kishte muskujt që ka sot. Të gjithë e mbajmë mend me disa kilogramë të tepërt, që pa dyshim i shkonin shumë. Ndërsa sot ai ka “trupin e kopertinave” që të gjithë do të donin. Por për të arritur në këtë formë, Capital T i është dashur të ndjekë një regjim të shëndetshëm ushqimor të alternuar me shumë ushtrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 “Ushqimi i shëndetshëm, përkushtimi dhe puna e madhe në ushtrimet e mia janë rituali im. Të gjithë ata që më ndjekin nga afër dhe më njohin e dinë që ka vite që ushqehem shëndetshëm. Po ashtu, jam shumë i përkushtuar në ushtrime, më pëlqen noti dhe vrapimi në natyrë kur jam më i lirë, por rrallëherë i anashkaloj ushtrimet ditore”, -është shprehur ai.

Po ju, ç’bëni akoma shtrirë para telefonit?!