Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka dhënë sot lajmin se do të bëhet baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë prindër të një vajzë 1-vjeçare, të quajtur Ayana. Çifti e ka dhënë lajmin me një foto familjare, ku vogëlushja Ayana puth barkun e rrumbullakosur të Leonitës.

“Familja jonë e vogël po rritet. Mezi presim të të takojmë”, -ka shkruar Graniti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Futbollisti nuk ka dhënë detaje rreth gjinisë apo kohës kur bebushi pritet të vijë në jetë.