Moderatorja Fjoralba Ponari, që tashmë është një nga moderotoret më të dashura për publikun shqiptar, ka ndarë me ndjekësit një moment bullizimi në fëmijërinë e saj.

Fjoralba ka treguar se kur ka qenë fëmijë është paragjykuar për faktin se është nga veriu i Shqipërisë. Për më tepër kjo formë bullizmi ka ardhur nga mësuesja e saj.

Me këtë rast, Floralba përcolli dhe një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Për fat të keq, po! Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9 vjeçarja & në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte dhe i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.

Madje mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjëen e saj (pasi e kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha:

‘Po ti duhej të më thoje, që është gjysmë MALOKE (jo malësore) vajza, se e zgjidhim ndryshe’.”

“Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj por e askujt, nuk më pa penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote.”, ka shkruar ajo.