Bennifer 2.0 prit pak! Një tjetër ish-çift mund të jetë rikthyer së bashku! Bëhet fjalë për Angelina Jolie dhe Jonny Lee Miller. Çfarë i ngriti dyshimet?

Mbrëmjen e së premtes, më 11 qershor, Angelina Jolie u pa duke hyrë dhe më pas duke dalë nga një kompleks apartamentesh në Brooklyn, New York, pikërisht në të njëjtin vend ku ish-burri i saj i parë, Jonny Lee Miller, ka një shtëpi prej 3 milionë dollarësh. Lajmin e bëri publik Page Six, duke postuar edhe foto të aktores.

Aktorja 46-vjeçare dukej se po mundohej të mos njihej, e veshur me një pallto të gjatë dhe me maskë fytyre. Në foto, ajo shihet duke hyrë në ndërtesë, me një çantë Louis Vuitton në dorë dhe një shishe verë Peter Michael, e cila zakonisht kushton disa qindra dollarë. Ajo gjithashtu është fotografuar duke dalë nga ndërtesa, sipas Page Six pas tri orësh, saktësisht rreth orës 22:30.

Mëngjesin tjetër, aktori britanik Jonny Lee Miller doli për vrap në shi në të njëjtën lagje, raportoi Page Six, bashkë me një foto të tij duke vrapuar.

Jolie dhe Miller, të cilët kanë interpretuar bashkë në filmin Hackers të vitit 1995, kanë qëndruar miq që nga divorci i tyre në 1999-ën. Pas lëvizjeve të fundit, të gjithë po shpresojnë për një rikthim.