Të jetosh jetën e The Weeknd mund të ketë shumë drita verbuese.

Si një nga këngëtarët e famshëm të kohës sonë, 31 vjeçari, ka shumë sy që e vëzhgojnë. Kështu, kur ai del me dikë të veçantë në jetën e tij - Selena Gomez apo me Bella Hadid- njerëzit janë tepër të përfshirë dhe kureshtarë.

Në një intervistë të fundit këngëtari është shprehur se ndihet fajtor kur del në takim me një vajzë që nuk është e famshme, pasi edhe asaj i duhet të përjetoj presionin e vëmendjes.

"Kjo është arsyeja pse unë  ...përpiqem të mos e bëj shumë," pranoi ai. "Përpiqem të mos i kushtoj vëmendje vetes. Thjesht më pëlqen të jem në situata normale, një njeri normal. Është një ndjenjë e mrekullueshmë të bësh një shëtitje, pa marrë vëmendjen e askujt."

Muajin e kaluar u ngritën dyshime se The Weeknd është duke përjetuar një romancë me Angelina Jolie. Ndërsa është e paqartë se çfarë saktësisht po ndodh mes atyre të dyve,

Këngëtari zbuloi dëshirën për të bërë një fëmjijë.

"Unë përfundimisht dua një familje," tha ai për GQ. “Më duket sikur pot ë kem një fëmijë do të ndikonte tek unë dhe do të më frymëzonte më shumë."