Pamja e errët e Kim Kardashian West nga Balenciaga ishte veshja më e diskutuar në Met Gala 2021. 

"Edhe kur nuk tregon asgjë, njerëzit sërish do të flasin dhe do të kritikojnë" -u shpreh Kim në reagimin e saj të fundit ndaj kritikave në rrjet.

Veshja e saj krijoi meme të panumërta. Një nga fotot më virale ishte momenti kur Kendall Jenner e pa motrën e saj në tapetin e kuq me një pamje të hutuar në fytyrën e saj.

"Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë shkëlqimin e veshjes së saj", shpjegoi Kardashian West në Instagram Story-n e saj.

Ndërsa themeluesja i KKW Beauty ishte 'e fshehur' nën veshjen e saj, Jenner bëri të kundërtën. Supermodelja veshi një fustan të zbukuruar me kristale të Givenchy Haute Couture, mbi një fustanellë korse.