Redaktori i modës Richard Buckley, bashkëshorti i stilistit Tom Ford, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

"Me trishtim të madh Tom Ford njofton vdekjen e partnerit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley," -thanë përfaqësuesit e Ford në deklaratën e dërguar për CNN Style.

"Richard ndëroi jetë në mënyrë paqësore në shtëpinë e tyre në Los Angeles mbrëmë me Tom dhe djalin e tyre Jack pranë tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore pas një sëmundjeje kronike."

Buckley ishte titan i botës, i cili shërbeu si kryeredaktor i Vogue Hommes International për gjashtë vjet para se të jepte dorëheqjen në 2005-ën. Me një karrierë që zgjati mbi 25 vjet, ai mbajti pozicione të shumta të lakmuara në industrinë e modës.

Përsa i përket marrëdhënies me Tom Fors, ishte një dashuri me shikim të parë. "
Buckley dhe Ford u bënë çifti më i njohur i industrisë së modës në 1990-ën.

Dyshja jetuan dhe punuan në kryeqytetet e modës në të gjithë botën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, përfshirë Milano dhe Paris. Ata kishin një djalë në shtator të 2012-ës dhe u martuan në 2014-ën.