Numërohen 14 vite që Dritan Hoxha është ndarë nga jeta dhe plagët që kjo ngjarje ka lënë te familjarët e tij janë ende të hapura. Asnjëherë nuk kanë munguar dedikimet me foto dhe fjalë, dhe në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një shkrim nga Lori.

Nëse nuk do të ishte ndarë nga jeta, Dritan Hoxha sot do të festonte 53-vjetorin.

Ajo ka postuar një foton e tij të vjetër dhe një dedikim, në profilin e saj zyrtar në Instagram.

"Koha me ty dhe koha pa ty u barazua këtë vit. Unë do jetoj gjithë jetën me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) që askush në vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm."- shkroi Lori në postimin e saj.

Në shkrimin e mëposhtëm, Lori përmend dhe motrën tjetër, Redia, e cila është shumë e distancuar nga jeta publike...

“Mami po pi kafenë që e shoqëron me një cigare. Ta dish që e ka filluar që kur nuk vije më në shtëpi. E di e di, i kam thënë, po e do ta dëgjojë nga ti. Diku do dilte nga dëshirat e tua megjithëse ato më të mëdhat i ka ruajtur të gjitha. Redia më shkruan në telefon; është po aq moskokëçarëse sa kur vije në Itali dhe thoje ‘goca e mamit kjo’ se nuk dilte te dera si unë dhe Sara. Redia vazhdon të do me atë dashurinë që mban nga brenda dhe boshllëkun tënd e ndjen sot më shumë se kurrë. Gjithsesi ta dish, atë do gjeje zgjuar në oraret që rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonjë xhiro me makinë natën vonë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

E kishit menduar se kush mund të jetë influencer-i më i madh i Lori Hoxhës?

Pa dyshim që është babai i saj...

"Do hap një verë të kuqe sot dhe pse ta dish që unë e pi të bardhë. Diku do ndryshoja unë nga ti dhe pse të ndjek çdo hap e të kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Më mungon çdo ditë e të kujtoj çdo ditë, po ti këtë e di se s’je shumë larg. Gëzuar ditëlindjen cutie!

E jotja sot dhe përgjithmonë,

Lori Tanit.”

Disa fjalë të ndjera nuk kanë munguar as nga Sara Hoxha, e cila në një bisedë virtuale, i është përgjigjur një ndjekësi:

"Dhimbja në shpirtin tim, që mungesa e tij ka lënë, është diçka që nuk mund ta shpjegoj apo ta largoj më të shkuarën. 14 ditëlindjet e fundit pa të, kanë qenë shumë të vështira, por ne jemi shumë të bashkuar me njëri-tjetrin si familje dhe bëhemi më të fortë nga kujtimet që kemi prej tij."