Kylie Jenner u kritikua për fotot e saj të fundit laboratorike, që disa ndjekës i quajtën si "johigjenike". Pas kritikave të shumta online, sidomos nga zhvilluesi i kozmetikës Kevin James Bennett, Kylie ka reaguar duke e akuzuar atë për "përhapje të informacionit të rremë".

24-vjeçarja reagoi në komentet e postimit të Bennett të mërkurën në Instagram, i cili e kritikonte atë për mosmbajtjen e "rrjetës së flokëve, mbulesave të këpucëve, maskës dhe dorezave njëpërdorimshme".

"Kevin - kjo foto nuk është bërë në një fabrikë prodhuese. Unë kurrë nuk do t'i anashkaloja protokollet sanitare dhe as ndonjë tjetër i famshëm ose zotërues i një marke bukurie s’do ta bënte."

Pasi ra dakord se ato veprime do të ishin "plotësisht të papranueshme", Kylie shkroi se ajo ishte në një "hapësirë të vogël, personale" në fotot e postuara të mërkurën.

“[Unë isha] duke krijuar mostrat e mia argëtuese dhe duke bërë fotografi për përmbajtjen e Instagram-it, nuk isha askund afër prodhimit masiv. Askush nuk po i vë klientët në rrezik,” vazhdoi të shkruante ajo, duke përfunduar: “Turp për ty Kevin për përhapjen e informacionit të rremë!"

Jenner themeloi Kylie Cosmetics në vitin 2014 dhe filloi të shiste produkte vitin e ardhshëm, duke vazhduar gjithashtu të lançonte Kylie Skin dhe Kylie Baby në 2019 dhe 2021, respektivisht.