Jennifer Lopez i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Britney Spears, pas përplasjeve të yllit të popit me ish-partnerin dhe babain e dy djemve të saj, Kevin Federline.

"Qëndro e fortë", shkroi Lopez në Story-t e saj në Instagram teksa shpërndau një postim nga Spears, ku shfaqej një foto e dy artisteve që merrnin pjesë në MTV Video Music Awards 2001.

Spears citoi J. Lo-në në postimin e së premtes ku ajo reflekton mbi "pavarësinë" dhe "barazinë".

"Siç tha dikur Jennifer Lopez," shkroi ndër të tjera Britney, "Shikoni atë kamerë dhe i thoni çdo vajze të vogël në botë të ngrejë zërin dhe të mos zmbrapset kurrë për t'i dhënë dritë padrejtësisë"! Unë jam këtu për të thënë se liria është një gjendje shpirtërore! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Lopez gjithashtu komentoi tre emoji zemre në postimin e Spears.