Fustani Christian Dior i veshur nga Elizabeth Taylor në Oscars në vitin 1961 nuk është parë më që nga nata kur Taylor fitoi çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në "BUtterfield 8".

Ajo e veshi fustanin - të dizenjuar nga Marc Bohan - me doreza të gjata, vathë diamanti dhe perla, dhe u shoqërua nga bashkëshorti i atëhershëm Eddie Fischer.

Sipas Kerry Taylor Auctions, fustani u gjet këtë verë (më shumë se 60 vjet më vonë) në një valixhe në Londër, ku Taylor dhe Richard Burton kishin një shtëpi dhe e vizitonin shpesh.

Mikja e ngushtë e familjes dhe punonjësja, Anne Sanz, i tha shtëpisë së ankandeve se fustani – që përmban një bust të verdhë shifoni me një fund të bardhë voluminoz me qëndisje Chartreuse – ishte veshur vetëm një herë, por Taylor e konsideroi atë si diçka “fatsjellëse” dhe e merrte me vete në udhëtimet e saj.

Megjithatë, Sanz thotë se në vitet 1970, Taylor ishte lodhur duke transportuar dhjetëra bagazhe nëpër botë dhe kështu i dhuroi Anne-s shumë gjëra të saj – përfshirë fustanin e vitit 1961. Pikërisht në një valixhe plastike u gjet fustani, plus sende të tjera që i përkisnin Richard Burton.

Fustani dhe sende të tjera të vlefshme nga aktorja do të dalin në ankand më 6 dhjetor dhe pritet të kushtojnë nga 42,000 deri në 72,000 dollarë.

Jo vetëm që veshja e kushtueshme vjen me një lidhje të paharrueshme me aktoren e ndjerë, e cila vdiq në vitin 2011 në moshën 79-vjeçare, por është gjithashtu një pjesë e historisë së çmimeve Oscar falë fjalimit të saj të paharrueshëm të pranimit.