Graciano Tagani dhe Argjira Spanca prej vitesh po jetojnë një lidhje dashurie. Dyshja që u njohën në ekran gjatë punës, vijojnë të jenë krah njëri-tjetrit në "E diell" teksa janë treguar gjithnjë të hapur dhe pakomplekse për marrëdhënien e tyre.

Dy moderatorët kanë qenë të ftuar së fundmi në "Top Arena" ku i kanë bërë njëri-tjetrit pyetje me spec. Ja disa prej tyre:

-Një ves i Argjirës që nuk i pëlqen Gracianos?
"Më kritikon më shumë seç duhet."

-Një rast kur Argjira është bërë xheloze për Gracianon dhe nuk ia ka shprehur?
"Kemi qenë në Kosovë në një club dhe ishte një gocë përball që po ta bënte me shenjë që të shihje telefonin. Dhe ti u ktheve dhe e pyete "Çfarë" dhe ajo vazhdonte të thoshte "Shih telefonin". Dhe në atë moment nuk po e kuptoja por kur pashë reagimin e shoqeve thashë "Duhet të reagoj.""

-A do pranonte Graciano të shkonte të jetonte me Argjirën në Kosovë?
"Patjetër që po".

-Nëse Graciano do i kërkonte Argjirës të kenë një fëmijë sa më shpejt, cili do ishte reagimi saj?
"Ikim që tani?"

-Diçka që Argjira do ndryshonte te Graciano?
"Kokëfortësia".

-A ka flirtuar Graciano me dikë tjetër gjatë lidhjes me Argjirën?
"As në mendje s'më ka shkuar."

-A ka pasur momente kur ke menduar se lidhja duhet të marrë fund?
"Për tu ndarë nuk e kam menduar ndonjëherë, por kam thënë "Boll se ika." Por në të vërtetë nuk e mendoj."