Para disa muajsh Bjordi Mezini dhe Ana Lika pushtuan mediat pasi u zbulua se janë në një lidhje. Në fakt ata janë përpjekur ta ruajnë në pirvatësi, por detajet i nxorën zbuluar.

Kur ishte në ‘Big Brother’ Bjordi pranoi se është një lidhje, pa zbuluar më shumë detaje. Megjithatë, në një rast ai mori disa sekonda për të përshëndetur të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre. Më pas, banori saktësoi se e kishte fjalën për macen e tyre, Amma-n.

Thuhet se dyshja është njohur gjatë zhvillimit të projektit të serialit H.O.T. prej nga ku ata postuan edhe foton e parë bashkë që prej lajmeve mbi romancën e tyre para pak kohësh.

E më në fund Bjordi ka folur lidhur me romancën e tyre. I ftuar në "Natën me Aulonën", Bjordi u pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse ishte në një lidhje apo jo me Anën, duke u shprehur se nuk do donte të fliste për historinë e tij të dashurisë, pasi i kishte bërë një zotim vetes nisur nga eksperienca se nuk do të bënte më asnjë romancë të tijën publike.

Ai tha se kjo tashmë është çështje principi, teksa me humor, arriti të shmangte konfirmimin që presin të gjithë, atë të marrëdhënies me aktoren. Ai tha se kishte pranuar të kërcente me shumë qejf me Anën, ashtu si edhe me aktoret e tjera të serialit, ndërsa i pyetur "Përse njerëzit e uruan" tha se "Ata kanë kuptuar çfarë duhet të bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë sa më shumë aktivitet në rrjetet sociale", duke nënkuptuar se mund të jetë një strategji marketingu për serialin. 

Nga ana tjetër Bjordi tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Anën, se është një nga aktoret më të mira që ka punuar dhe se është njeri me zemër të madhe dhe që ka shumë humor.