Vajza e balerinit të njohur shqiptar, Emily Shaqiri, do të jetë pjesë e dokumentarit ndërkombëtar ‘Alberto Sordi secret’ të Igor Righetti-t, i bazuar në librin me të njëjtin titull.

Mes aktorëve që do të jenë pjesë, ka emra të njohur si: Fioretta Mari, Emanuela Aureli, Daniela Giordano, Maurizio Mattioli, Enzo Salvi, Mirko Frezza, Daniele Foresi, Vincenzo Boçiarelli, Fabrizio Raggi, Dado Coletti, Lorenzo Castelluçio, Daniel Panzironi, Valerio Mammolotti etj.

Është planifikuar që në kinema të shfaqet më 28 qershor, sepse aktori Alberto Sordi do të mbushte 104 vjeç në datën 15 të po këtij muaji.

Gjithashtu, Emily është kërcimtare dhe këngëtare. Rikujtojmë se në Shqipëri ka marrë pjesë në ‘Dancing with the stars’ dhe ‘Tú sí que vales’, duke interpretuar koreografinë së bashku me të atin.

Në moshën 7-vjeçare, Emily luajti në dramën ‘Una buona stagione’, pastaj në filmin ‘Doppia Luce’ për të cilin fitoi çmimin si aktorja më e mirë dytësore, në vitin 2012, në Festivalin e Filmit Superman, në Illinois.

Në vitin 2018, luajti Emily Taylor, një nga protagonistet e serialit televiziv për fëmijë ‘Idol x Warrior Miracle Tunes’ me regji të Roberto Cenci-t.

Në vitin 2019, publikoi këngën e parë titulluar ‘Bugie Meravigliose’, duet me Giulia Sara Salemin dhe në vitin 2022 publikoi këngën e parë solo ‘Va tutto bene’. Në vitin 2023, luajti Katia-n në sezonin e dytë të serialit televiziv ‘Di4ri’.