Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka folur rreth fillimit të sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka thënë se njëri prej projekteve më të mëdha televizive në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3 pritet të fillojë në tetor të këtij viti.
“Jemi të kënaqur me kastin, kështu që jemi përgatitur për pak fillojmë siç Big-u i Kosovës ka bërë gjithmonë”.
“Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në fillim të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, ka thënë Muhameti.
Gjithashtu ajo ka treguar se kush do të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.
Në emisionin SOL të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.
“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”, ka thënë Muhameti.