Një tjetër ndarje në botën e të famshmëve: Romeo Beckham dhe modelja Kim Turnbull i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shtatëmujore. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë 'Page Six', teksa familja Beckham përballet me tensione të brendshme që po bëhen gjithnjë e më publike.
Sipas burimeve, ndarja e çiftit ndodhi në një moment të trazuar për familjen Beckham, pasi qarkullojnë thashetheme për një konflikt mes vëllezërve Romeo dhe Brooklyn, të cilët mendohet se janë ftohur për shkak të... Kim Turnbull. Disa media aluduan se Brooklyn kishte pasur një lidhje me modelen përpara se ajo të niste romancën me Romeon, por burime të afërta me familjen i kanë quajtur këto zëra “të pakuptimta” dhe “thjesht justifikime për të krijuar konflikt”.
“Është një arsye artificiale për të ndezur gjakrat,” tha një burim për Page Six, duke hedhur poshtë çdo aludim për përplasje mes vëllezërve për shkak të Kim Turnbull.
Nga ana tjetër, burime pranë Brooklyn dhe bashkëshortes së tij, aktorja Nicola Peltz, thanë se çifti as që ishte në dijeni për ndarjen e Romeo dhe Kim, duke shtuar se “nuk kanë folur prej muajsh” me ta.
Kjo mungesë komunikimi është pjesë e një tabloje më të gjerë tensionesh që ka përfshirë familjen, përfshirë dhe përplasjen e vazhdueshme mes Victoria Beckham dhe nuses së saj, Nicola Peltz.
Përplasja mes Victoria Beckham dhe Nicola Peltz thuhet se nisi në dasmën madhështore të Brooklyn dhe Nicola në prill 2022 në Florida. Sipas burimeve, gjatë një momenti të rëndësishëm ku duhej të ndodhte vallëzimi i parë i çiftit, këngëtari Marc Anthony, mik i ngushtë i familjes, e ftoi në skenë Victoria Beckham duke e quajtur si “gruaja më e bukur të asaj mbrëmjeje”. Nicola, sipas dëshmitarëve, ka vrapuar jashtë dhomës në lot.
“Nuk mund ta kuptonte pse Victoria do e bënte një gjë të tillë, duke ditur që ishte një moment i planifikuar për të,” u shpreh një burim për revistën People. “I gjithë ambienti mbeti i ngrirë.”
Këto përplasje nuk janë zbehur as me kalimin e kohës. Një burim i afërt me çiftin Brooklyn–Nicola shprehu se “këto gjeste të lënduara janë bërë model i përsëritur, jo vetëm një incident i rastësishëm.”
Pavarësisht tensioneve, Brooklyn ka shprehur publikisht mbështetjen e tij të palëkundur për bashkëshorten. Në një postim në Instagram muajin e kaluar, ai publikoi një video ku çifti shëtisnin me motor, shoqëruar me një dedikim romantik: “Bota ime x do të të dua përjetë x gjithmonë do të të zgjedh ty, zemër x je personi më i mrekullueshëm që njoh xx unë dhe ti përjetë baby.”