Nëse Justin dhe Hailey Bieber do të ndaheshin, një gjë është e qartë: nuk është vetëm zemra që do thyhej, por edhe llogaritë bankare do të përjetonin një tërmet. Burime për 'Page Six' konfirmojnë se çifti nuk ka firmosur një marrëveshje paramartesore (prenup), gjë që mund t’i japë Justin-it të drejtë për një pjesë të biznesit një miliardë dollarësh të Hailey-t: Rhode.
Hailey, tashmë një perandore e bukurisë në të drejtën e saj, e themeloi Rhode në vitin 2022 dhe javën e kaluar e shiti te kompania e.l.f. Beauty për një shifër që mund të arrijë deri në 1 miliard dollarë. Por me mungesën e një prenup-i, ajo fitore mund të mos jetë vetëm e saj.
“Çdo pasuri e krijuar gjatë martesës në Kaliforni konsiderohet pronë e përbashkët nëse nuk ka një marrëveshje ligjore që e përcakton ndryshe,” – sqaroi një avokat i njohur divorcësh për Page Six.
View this post on Instagram
E thënë ndryshe: pavarësisht se Rhode është firma e Hailey-t, edhe Justin mund të përfitojë në rast divorci përderisa marka është krijuar pas dasmës së tyre në 2018.
Por ky ekuacion nuk është kaq i thjeshtë. Hailey nuk do të marrë gjithë miliardin. Sipas raportimeve, $800 milion do të paguhen në cash dhe aksione deri në shtator, ndërsa $200 milion të tjera varen nga performanca e markës në 3 vitet e ardhshme. Plus, investitorët e hershëm kanë “përparësi fitimi”, që do të thotë Hailey merr çfarë mbetet pas tyre.
Nga ana tjetër, Justin nuk do të jetë i detyruar të ndajë katalogun e tij muzikor. Ai e shiti atë në 2023 për një shumë marramendëse, por përderisa këngët u krijuan përpara martesës, ato mbeten “pronë e tij e veçantë”.
Ndërsa thashethemet për krizë martesore qarkullojnë gjithnjë e më shpesh ekspertët theksojnë se çështjet e zemrës mund të bëhen shumë shpejt çështje gjyqi, kur në mes është një miliard dollarë.
Për momentin, çifti vazhdon të publikojë imazhe të përqafuara, darka në West Hollywood dhe pushime luksoze, por me një fëmijë 9-muajsh dhe pa të ardhura të reja nga Justin që prej anulimit të turneut “Justice”, balanca e pushtetit (dhe financave) në shtëpinë Bieber duket se ka ndryshuar.
View this post on Instagram