
Këngëtari Xhon Njesku ishte i ftuar në programin “Më prit të dielën” me Ermal Peçin. Teksa fliste për projektet e tij artistike deri në Amerikën e largët, shprehu zhgënjimin se si kënga e tij nuk u pranua këtë vit në Festivalin e Këngës. Ai tregon se është viti i tretë radhazi që refuzohet dhe se ka protokolluar një kërkesë pranë zyrave të RTSH, për të cilën s’ka marrë asnjë përgjigje për moszgjedhjen e këngës.
“Kam një super projekt, mjafton të them që i dedikohet vajzave dhe grave, një himn për to. Është hera e tretë që refuzohem, unë s’di të kem bërë asnjë armik. Nuk mendoj që ka artist apo anëtar komisioni që, kur e dëgjon, vendos ta lërë këtë këngë jashtë Festivalit.”
Pyetjes nëse është drejtuar me një kërkesë ndaj RTSH për të mësuar shkakun e moskualifikimit, këngëtari i përgjigjet:
“Elhaida Danit i heq kapelën si artiste, si drejtoreshë artistike s’bën gjëkundi. Kam dërguar një letër drejt Bordit, Drejtorisë së Festivalit… asnjë përgjigje.”
