Ups, Kate Middleton e bëri sërish. Të gjithë e dinë që Dukesha e Cambridge pëlqen të vëshë disa herë të njëjtat veshje. Kësaj radhe ka ndodhur ndryshe. Ajo vërtet ka veshur të njëjtin fustan që e ka veshur në vitin 2007-ën, mirëpo e ka rimodeluar atë.

Nëse në vitin 2007 ky fustan i Alexander McQueen, ishte me supe të rëna, Kate mbrëmë në Galerinë e Portreve në Londër është shfaqur me të njëjtin fustan, por ndryshimi qëndron tek krahët.

Pra, Kate i ka vendosur një copë tjetër të ngjashme me pjesën tjetër të fustan dhe mund të themi pa frikë që version i dytë i shkon më shumë Kate se ai i pari.