Shumë shpejt pritjes për ardhjen në jetë të bebushit mbretëror do t`i vijë fundi. Dukesha e Sussex-it është gati dhe për pak ditë do të ketë në krah fëmijën e saj të parë. Kurioziteti është i madh si për gjininë, emrin apo edhe pamjen e bebit. Duke qenë se fotoja tradicionale para maternitetit e dukës, dukeshës dhe bebit do të mungojë, nuk do të mund ta shihni bebin mbretëror menjëherë sapo të lindë. Megjithatë nëse doni të krijoni një ide se si do të duket, këto foto të fëmijërisë së Meghan do t`ju ndihmonin shumë.

Familja nga ana e nënës së dukeshës, ka bërë publike disa foto të saj kur ka qenë foshnjë. Kjo është hera e parë që këto foto publikohen dhe kanë bërë xhiron e rrjetit. Në një foto ajo shfaqet me të ëmën, Doria Ragland, më 4 gusht të vitit 1981, pak orë pasi kishte ardhur në jetë.

Fotot e mëposhtme flasin vetë.