Princi William dhe princi Harry kanë marrë një mbështetje të mrekullueshme gjatë ndeshjes së tyre të bamirësisë. (Polo është një sport me kuaj dhe të dy princat kanë bërë një ndeshje, paratë e të cilave kanë shkuar për bamirësi). Mirëpo, kush ishin tifozat që i ndoqën ata? Princi Archie, princi George, princi Louis dhe princesha Charlotte nuk mund të mungonin. Meghan Markle bëri një shfaqje surprizë më djalin e saj 2-muajsh.

Përpara se të futej në fushë për të ndjekur bashkëshortin e saj, Meghan i dha një puthje në ballë të birit, i cili qëndronte i qetë në krahët e dukeshës.

Të dyja dukeshat si Kate, po ashtu edhe Meghan kishin zgjedhur të visheshin thjeshtë, duke ju përshtatur ambientit, por edhe mëmësisë, që të ishin sa më praktike.