Meghan Markle u përball me Dukeshën e Kembrixhit për ngacmimin e supozuar të saj ndaj stafit të Pallatit Kensington, ka pohuar Kirstie Allsopp.

Kirstie, e cila ka lidhje të ngushta me Camilla-n, tha se ka qenë Kate Middleton, ajo që ka mbetur në lot gjatë një debati me Meghan në maj të 2018-ës.

Meghan në intervistën e bujshme me Oprah Winfrey në fillim të këtij viti pretendoi se Kate Middleton e bëri të qante gjatë një mosmarrëveshjeje për fustanet e shoqërueseve të nuses përpara dasmës së saj me Princin Harry.

Por Oprah se Dukesha e Sussex nuk përmendi një tjetër mosmarrëveshje mbi sjelljen e vrazhdë nga Meghan.

“Kate nuk e humb kurrë durimin e saj, por ajo zbuloi se Meghan po tregohej e vrazhdë me stafin në Pallatin Kensington dhe ishte e zemëruar me të”, tha Kirstie.

“Më pas, Kate shpërtheu në lot sepse kishte humbur kontrollin.”

Dukesha e Sussex-it mohon ashpër pretendimet e ngacmimit - dhe zëdhënësi i saj tha se ajo është viktimë e një "fushate të llogaritur shpifjeje".