Meghan Markle kërkoi një takim kokë më kokë me mbretin Charles III për t’u "sqaruar" përpara se ajo dhe Princi Harry të largohen nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një reporteri mbretëror.

"Ajo tani do të donte që, përpara se të ktheheshin në Kaliforni, të kishte një takim me Mbretin Charles III," tha Neil Sean në një video në YouTube. "Meghan vetëm për vetëm me Mbretin Charles III. E keni dëgjuar saktë.”

Sean pretendoi se burimi i tij i tha atij se Dukesha e Sussex e bëri kërkesën me një "letër zyrtare" dhe se takimi do të shërbente si "një mundësi për t’u sqaruar, për të ndarë të drejtat nga gabimet dhe për të shpjeguar disa nga arsyet prapa asaj që ata kanë bërë gjatë dy viteve të fundit.”

Sean shtoi: "Tani duhet ta admironi vetëbesimin e Meghan-it, çfarëdo që mendoni".

Sean pranoi se ai nuk ia kishte idenë nëse takimi do të bëhej, por ndau mendimin se Meghan ishte shumë e guximshme.