Nëse vuan shpesh nga djersitja dhe nuk gjen asnjë deodorant që të të shpëtojë, ka një mënyrë natyrale për ta luftuar djersën. Edhe këtu të vjen në ndihmë uthulla e mollës, si një prej preparateve natyrore më të përdorshme jo vetëm për të eliminuar erërat e këqija, por edhe për të ulur nivelin e djersës në trup.

Nëse vuan nga djersitja e tepërt e sqetullave, atëherë apliko një mënyrë shumë të thjeshtë me uthull. Me një pambuk të pastër lyeji sqetullat me uthull molle para se të flesh dhe mbaji gjatë gjithë natës. Në mëngjes, shpëlaji me ujë dhe pas disa përdorimesh, rezultatet do t’i ndiesh menjëherë.

Nëse vuan nga djersitja e shpeshtë e këmbëve, edhe për to përdor uthull molle. Pasi t’i kesh larë dhe tharë këmbët në darkë me një peshqir të pastër, lyeji me uthull molle dhe mbaji gjatë gjithë natës.

Nëse trupi në përgjithësi djersin shpesh, atëherë uthullën e mollës duhet ta pish, por duke e shtuar në një gotë me ujë, 1- 2 lugë gjelle.