Fashionistja e njohur Lori Hoxha rrallëherë herë zgjedh të shfaqet ne televizion, edhe pse në Instagram është gjatë gjithë kohës aktive.

Në natën e ndarjes së çmimeve Oscar, Lori ishte pjesë e panelit të të ftuarve në Top Channel, në emisionin që drejton Ledion Liço, dedikuar këtij evenimenti të rëndësishëm. Si gjithmonë Lori i kishte kushtuar një rëndësi të madhe veshjes së kësaj nate.

Trashëgimtarja e Top Channel, kishte zgjedhur një golf të bardhë që kushton 320 euro, me motive gri dhe me mëngë me pendë. Lori preferon kryesisht minifundet prandaj dhe në këtë natë kishte zgjedhur një të tillë ngjyrë të bardhë.

Fundi me pendë kushton 300 euro. Ndërsa këpucët e markës Louboutin kushtojnë plot 545 euro. Në total kjo veshje kushton 1165 euro. Edhe pse shtrenjtë, ia vlen dhe Lorit i shkon shumë.