Fashionistja e njohur Armina Mevlani njihet për shijen e hollë në zgjedhjen e veshjeve të saj. Mevlani udhëton në shumë vende të ndryshme të botës, por destinacioni i saj i preferuar mbetet Parisi.

Gjatë javës së modës në Paris, Armina zgjodhi disa veshje vërtet të bukura por të kushtueshme. Njëra prej tyre është në dukje mjaft e "thjeshtë", por paksa e kripur nga vlera.

Bukuroshja ka zgjedhur një fustan të kuq të markës Balenciaga, që kushton plot 1480 euro. Ajo ka preferuar ta kombinojë këtë fustan me një palë çizme, që edhe ato kushtojnë jo pak, por 1600 euro.

Çanta është aksesori që kushton më pak në këtë veshje, në krahasim me fustanin dhe çizmet. Çanta e zezë me mbishkrimin "Sculpture", kushton 725 euro. Në total kjo veshje kushton 3805 euro.