Kate Middleton është e njohur për përsëritjen e veshjeve që bën gjatë daljeve të saj publike. Edhe pse Kate mund të ndryshojë veshjen çdo ditë, ajo preferon që të tregohet si çdo njeri i zakonshëm, duke përsëritur të njëjtën veshje edhe disa herë.

Tashmë që Kate është në muajtë e fundit të shtatzënisë, ajo përdor rroba që ka veshur në dy shtatzënitë e tjera. Gjatë një dalje publike me princin William, Kate ka zgjedhur një fustan blu të errët me mëngë të gjata, dhe me qafë të mbyllur.

Këtë fustan ajo e ka ka veshur edhe më parë. Por Kate mesa duket kur pëlqen një veshje, nuk e ka problem ta veshë disa herë.