Quhet Krioterapia! Është një trajtim bukurie, por edhe kurativ, i cili përdor të ftohtin për të përmirësuar pamjen fizike e njëherësh përdoret edhe si trajtim efikas për disa sëmundje. Terapia e të ftohtit, përdor azot të lëngshëm, pra një gaz që mund të arrijë temperaturat deri në minus 196 gradë celsius. Nëse aplikohet në lëkurë në një gjendje të lëngshme mund të ngrijë një plagë ose një papërsosmëri.

Krioterapia mund të përdoret nga mjekët, por edhe në fushën estetike për të humbur peshë, për të zvogëluar yndyrën dhe celulitin, për të përmirësuar tonin e lëkurës, për të eliminuar rrudhat, për të parandaluar relaksimin e muskujve. Përfitimet të tjera gjithashtu janë: ju lejon të hiqni toksinat nga trupi, të zvogëloni sasinë e tepërt të ujit, të përmirësoni cilësinë e gjumit, të shpejtoni metabolizmin tuaj, të zvogëloni lodhjen dhe madje edhe dhimbjet e menstruacioneve.

Kjo lloj terapie nuk duhet të kryhet nëse jeni të mbindjeshëm ndaj të ftohtit, nëse vuani nga arteriopatitë ose sëmundja Raynaud. Natyrisht që nuk duhet të praktikohet te fëmijët.

Sa kushton?

Kostoja varet nga lloji i trajtimit, nga kohëzgjatja, nga qendra në të cilën e kryeni. Mund të fillojë nga minimumi i çmimit 70-80 euro që është "sauna e ftohtë" dhe deri në 700 euro për një trajtim të tërë dermatologjik ose estetik.