Këpucët me takë të lartê janë një element që shton shkëlqim dhe elegancë në personalitetin e personit që i vesh. Secila prej tyre mund të jetë një shoqëruese e përshtatshme për t’ju dhënë një pamje perfekte. Mund t’i kombinoni me fustan, kostum me pantallona të gjera, kominoshe etj. Por nuk duhet harruar që përdorimi i tyre ka si aspekte pozitive dhe negative. Ja cilat janë ato:

Këpucët me taka të larta tregojnë një pamje elegante. Këmbët duken më të holla, të drejta dhe më delikate. Nëse i vishni, ju tregojnë më të rafinuara dhe kur e dini që dukeni mahnitëse, keni  vetëvlerësim më të lartë duke shfaqur një anë pozitive të personalitetit tuaj.

Ka femra të cilat nuk ndihen mirë në fillim kur veshin taka të larta, por më vonë mësohen. Ju mund të zgjidhni taka të trasha në formë katrore në vend të takave të holla gjilpërë. Elementi kryesor është që të ndiheni rehat.

Prandaj, këto janë disa gjëra për të cilat duhet të kujdeseni  kur vishni këpucë me takë të lartë:

Këpucët me taka të larta nuk duhet t’i vishni gjatë gjithë ditës, nëse jeni të detyruar, atëherë kujdesuni për këmbët duke bërë ushtrime që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Edhe masazhi ndihmon.

Mos blini këpucë që kanë takë më të lartë se 6 cm, për përdorim të përditshëm, sepse nuk do të ndiheni rehat. Ato mund të shkaktojnë dhembje të gjurit dhe mpirje të këmbëve.

Blini këpucë që ju rrinë mirë në këmbë dhe i vishni lehtësisht. Mos u përpiqni të blini këpucë që janë më të vogla apo më të mëdha krahasuar me numrin tuaj të këmbës.

Nëse keni veshur taka, gjithmonë ecni ngadalë dhe me hapa të vegjël.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, të gjitha pikat e mësipërme nuk ju ndalojnë të vishni këpucë me taka të larta, por ju bëjnë më të ndërgjegjshme për pasojat që shkaktojnë. Edhe pse ju tregojnë me më shumë stil, ndikojnë në shëndetin tuaj. Prandaj, sigurohuni që nëse jeni adhuruese të takave të larta, të familjarizoheni me to dhe të mësoni të ruani balancën e trupit.

Gjithmonë zgjidhni taka me cilësi të mirë dhe që janë të rehatshme.