Moda nuk ka më sekrete dhe kjo, jo për shkak të Instagramit, revistave apo influencuesve…Moda tashmë flet vetë duke përdorur koleksionet si “karta biznesi”, jo vetëm për diçka konceptuale, por duke u konsideruar si një fletë e bardhë në të cilën mund të shkruhet çdo gje identifikuese.

Koncepti “logo” sot prezanton evolucionin e shtepive të modës, duke mos i lënë me vend imagjinatës dhe duke revolucionarizuar mënyrën e të kuptuarit të saj.

Kini vëmendjen megjithsëse nuk jemi duke folur për asgjë të re, cikli i modës tregoi edhe një herë se ajo ikën edhe vjen duke u ripërshtatur me ide të reja. Në fillimin e viteve 2000, moda “streetstyle”ishte e tejmbushur me veshje te loguara dhe sot, gati dy dekada më pas, shohim po të njëjtën gjë…

Periudha në të cilën jetojmë ku pothuajse çdo gjë përfaqësohet nga një imazh, përdorimi i logove nga markat më të njohura në botë shndërrohet vetvetiu në mënyrën më efektive për të komunikuar një identitet. Gucci, Louis Vuitton, Dior, Fendi, Balenciaga, janë vetëm disa nga emrat që e kanë sjellë këtë trend…Nuk jemi duke folur për vetëm një tip aksesori apo për një artikull të loguar, e kemi fjalën për të gjithë veshjen!

Mania e logove ka sjellë domosdoshmërinë e modifikimit të tyre për të mundësuar risi në koleksionet e markave të ndryshme. Prania e logove në veshje iu jep atyre një “frymë” të re, më sportive, por absolutisht shumë chic.