Vera po vjen dhe bashkë me të edhe trendet e reja të veshjeve e mbi të gjitha, aksesorëve. Me siguri po mendoni për bikinit e reja, syzet që do t`ju duhen me vete në plazh, por nuk duhet të anashkaloni një aksesor të rëndësishëm siç është çanta. Çantave të plazhit këtë vit duhet t`u kushtohet më shumë vëmendje se vitet e tjera, pasi mund t`i përdorni kudo.

Tendencat e vitit 2019 janë çantat prej kashte që mund t`i merrni me vete në plazh, por edhe kur dilni në qytet. Për të parën herë çantat e plazhit janë kthyer në aksesorë të përditshmërisë dhe besojeni ose jo, do të dukeni gjithë klas teksa dilni me to rrugëve të qytetit. Shumë verore, shumë praktike dhe mbi të gjitha, shumë trendy!