Vjeshta nuk është aq larg sa mund ta mendoni dhe besoj jeni të ndërgjegjshëm që duhet të filloni të pasuroni gardërobën? Është mirë të dini më parë se cilat do të jenë trendet e sezonit që po vjen, prandaj është pikërisht koha e duhur që të mësoni se çfarë ju duhet. Aksesorët janë të domosdoshëm për të plotësuar pamjen tuaj dhe ky artikull do t'ju vijë në ndihmë për të mësuar se cilët janë aksesorët që ju duhen patjetër këtë vjeshtë.

Shaje vintage

Bëhuni gati për rikthimin e shajeve vintage. Mund t'i lidhni në qafë në kokë apo ku të dëshironi, kjo prekje vintage do t'ju duht patjetër këtë sezon.

Bizhuteri zinxhiri

Bizhuteritë me zinxhirë nuk ikin kurrë nga moda, kështu që nëse nuk e keni bëjeni tuajën një menjëherë.

Çanta të mëdha (oversized)

Çanta sa më e madhe të jetë, aq më mirë, pasi ne vajzat kemi me mijëra gjëra që duam të mbajmë me vete. Lajmi i mirë është që çantat oversized janë rikthyer në modë.

Vathë të frymëzuar nga vitet '80

Rrathët e kokës

Bizhuteritë me logo

Llastikat e flokëve me ngjyrat e vjeshtës