Instagrami i ikonës së modës, Victoria Beckham është gjithmonë një burim frymëzimi i vërtetë. Sa u përket veshjeje, nuk është e munduar asnjëherë të gjesh diçka që nuk shkon apo diçka që tregon tendencat e modës. Posh Spice nuk gabon asnjëherë sa i përket lifestyle.

Sa u përket veshjeve të saj, është e pamundur të mos mirëpresësh gjithçka që ajo vesh ndër tendencat e modës “Pranvera 2020”: këtë herë, nga një postim në profilin e saj social kuptuam se Queen Victoria është gjithmonë në një hap me trendet. Në të vërtetë, i parashikon ato gjithashtu.

Prandaj në listën e gjërave që do të blesh për vitin 2020, xhinset janë të domosdoshme, po cilat janë ato që Victoria Beckham ka reklamuar dhe propozuar si dominancë për këtë vit?

Me xhepa maxi të jashtëm është modeli i cili do të dominojë pranverën e 2020-ës.

Tendena e xhinseve për vitin 2020: pantallonat xhins me xhepa

Ndoshta mund t’i keni në shtëpi një palë si këto. Sepse modeli i risjellë nga vitet ’90 do të pushtojë edhe pranverën e këtij viti, 30 vjet më vonë.

Pavarësisht nëse është xhins i hapur apo xhins i errët, Pranvera 2020 na thërret të zgjedhin modelin si tullumbace. Ato janë të rehatshme, praktike dhe gjithashtu aleatë të stilit street style: vëmendja e atyre që do të na kenë zili është (e gjitha) te xhepat e jashtëm.