Xhinse të gjera dhe pantallona të gjera, pallto apo jelek oversize, mund të marrin një tjetër pamje nëse ju i vendosni një rrip. Mund të jetë një aksesor që shumë prej jush mund ta harroni, por që ka një ndikim të madh në stilin tuaj të përditshëm.

Mund ta cilësojmë si aksesorin me trendy për këtë sezon, dhe për këtë falënderoni markat si Bottega Veneta dhe Loewe për përfshirjen e këtij aksesori në koleksionet e reja, si dhe Mango apo Zara. Duket se po bëhet një pjesë e domosdoshme e garderobës suaj.

Nga modelet e hollë prej lëkure deri tek opsionet e thurura me ngjyra, rripat janë më të gjithanshëm se kurrë - dhe nuk mund të mohohet fuqia që ata kanë për të ndryshuar gjithë pamjen e veshjes. Për t’ju ndihmuar të thjeshtoni procesin e veshjes, ne mblodhëm shtatë stilime me rripat më të mirë këtë vjeshtë.