Për 12 muaj me radhë, këtë vit është roza e ëmbël që do të dominojë. Duke filluar që nga pranvera 2016, nëpër të gjitha vitrinat e dyqaneve, dekori në shtëpi, aksesorët si dhe modelet në pasarela, propozimi i parë është roza e butë – simbol i qetësisë dhe i relaksit. Për vitin 2016, nga “Pantone” deklarohet se dominimi i ngjyrave pastel do të mbretërojë. Pas rozës, një tjetër ngjyrë pastel po aq e ëmbël është një hije e blusë së qiellit.

Një përzgjedhje simbolike mes dy ngjyrave është po ashtu një propozim i ri që vjen këtë vit nga emrat më në zë të modës; një shprehje ndjesish të buta, të ëmbla dhe delikate, të cilat do të sjellin më shumë feminilitet në të gjitha veshjet, aksesorët apo dekori.