Mosha 30-vjeçare është një çast kyç në jetën e çdo vajze. Në bazë të përvojës, disa gabime nuk i bën më. Kur duhet të zgjedhësh shoqet, mashkullin e jetës, apo… edhe thjesht xhinset. Ndërsa për të tjerat do kemi rast të flasim, këtu le të merremi pak me xhinset. Më poshtë janë disa sekrete që çdo femër 30-vjeçare duhet të dijë për atë që duhet të zgjedhë:

1. Xhinset nuk duhet të lënë gjurmën e butonit ose të qepjes anësore mbi lëkurë.

2. Nëse ulesh, askush nuk duhet të shohë ç’ngjyrë kanë të brendshmet e tua.

3. Mëso cilat marka dhe modele të shkojnë më shumë. Tendencat shkojnë e vijnë, por nëse xhinset e ngushta të rrinë mirë, mos u nda nga ato.

4. Veshja e xhinseve nuk duhet të jetë një aktivitet aerobik. Nëse të duhet të mbash frymën dhe të duhen 60 sekonda për t’i mbërthyer, ato nuk janë xhinset e duhura për ty.

5. Merr një mësim nga Ross-i i Friends: Mos e lyej trupin me krem para se të veshësh xhinset. Ai veshi pantallona lëkure, por sidoqoftë.

6. Mos harro fuqinë e kaviljeve: Xhinset treçerekshe ose ato pas këmbëve tregojnë pjesën më seksi të trupit të një femre: kyçet e këmbëve!

7. Gjej çizmet perfekte që shkojnë me të gjitha llojet e xhinseve. Ato do bëhen simbol i stilit tënd dhe do duken gjithmonë e më mirë.

8. Mos vish xhinse me aq shumë të çara sa, kur të shkosh të takosh gjyshërit, të të japin lekë për një palë pantallona, sepse do mendojnë që nuk ke para për të blerë një palë të reja.

9. Duhet të kesh të paktën një palë xhinse që t’i tregojnë vithet bukur.

10. Nëse nuk ke, provo një palë Levi's 501. Janë thjesht perfekte.

11. Ji e përgatitur: Mbaj një korrektor të bardhë për rrobat në çantë kur vesh xhinse të bardha. Të gjithëve u ndodh të bëhen me njolla.

12. Nuk duhet t’i lash aq shpesh xhinset që nuk kanë vetinë të zgjerohen. Në të vërtetë, ato përmirësohen në çdo veshje. Ndërsa xhinset që zgjerohen, po t'i lash do ngushtohen menjëherë. Dhe forma e rrumbullakosur e vitheve do zhduket!

13. Laji xhinset mbrapsht nëse nuk e ke bërë më parë. Kështu ruajnë ngjyrën.

14. Mos vish xhinse të reja të errëta në ditë me shi pa i larë më parë. Nëse e bën këtë, do përfundosh me këmbë të ngjyrosura. Histori e vërtetë.

15. Duhet të kesh një palë xhinse që të bëjnë të ndihesh bombë.

16. Mbaj një palë xhinse boyfriend ose shumë të lira. Fryrjet mujore kërkojnë miq.