Nuk jemi të vetmet që riciklojmë veshjet, edhe personazheve të filmave u ndodh. Por në një kohë që kjo është pak e çuditshme, ti të paktën mund të shmangësh shikimet me bisht të syrit duke mbajtur disa aksesorë në sirtarin e zyrës për emergjenca mode.

Një shall mëndafshi

Shallët nuk janë vetëm për t’u maskuar në Coachella. Si kur e hedh mbi fustan dhe kur e lidh si rrip, një shall në sirtar do të shpëtonte jetën nga pikëpamja e modës. Dhe me logjikën “o të gjitha, o hiç fare” zgjidh një shall mëndafshi cilësor, që mund të jetë dhe Alexander McQueen.

Këpucë që shkëlqejnë

Të kesh një sirtar vetëm për këpucët, nuk është asnjëherë ide e keqe, por për të krijuar iluzionin e një look-u të ri, të duhej diçka që të hutojë çdo njeri nga fakti që ke veshur të njëjtin fustan si dje. Dhe në ditët kur je ende me veshjen e mbrëmshme, një palë këpucë të sheshta  Zara ulin pak dozën e sex-appeal-it të fustanti të mbrëmjes.

Një varëse e rëndësishme

Ndonjëherë një varëse me shumë ngjyra dhe një buzëkuq i fortë, mund ta shndërrojë totalisht pamjen. Me të njëjtin fustan si dje? Shto këtë varëse që tërheq sytë dhe të jesh e sigurt që të gjithë në zyrë do shohin atë.

Rripi i zi

Ta theksosh mesin me një rrip do të thyente silhuetën e veshjes së vjetër dhe do të shtonte një element stili. Sigurisht, një rrip minimalist i zi nuk do bënte shuuumë impakt, por ti sigurisht nuk do doje një që të kërciste me pjesën tjetër të veshjes. Një kombinim i dy botëve? Ky rrip me tokëza dyshe.

Një këmishë e gjatë e bardhë

Kur gjithçka tjetër dështon, besoji një këmishe të bardhë të gjatë. Ajo do të mbulojë pothuajse pjesën më të madhe të pamjes së vjetër dhe do të ndihmojë të ndihesh menjëherë chic. Kjo këmishë H&M është eficiente në kosto dhe shkon literalisht me çdo gjë.