Quhet emergjencë mode, por nuk konsiderohet aspak “e tmerrshme” nëse protagoniste është aktorja e famshme meksiko-franceze, Angelique Boyer. Edhe pse shkëlqeu në mbrëmjen e çmimeve TVyNovelas Awards në Meksikë, aktorja pati një moment të pakëndshëm me fustanin e saj dhe për këtë, faj kishte partneri, aktori Sebastian Rulli.

Një ndër aktoret më të preferuara të serialeve meksikane, e lindur në Francë, dukej e mahnitshme me fustanin e artë në tapetin e kuq, por video e saj u bë virale pasi kuptoi se fustanin e kishte veshur nga ana tjetër. Pavarësisht dekoltesë së theksuar në formë V-je të thellë, që linte shumë pak vend për imagjinatë, aktorja pak minuta pasi kishte nisur mbrëmja gala, kuptoi që fustanin e shkëlqyeshëm e kishte veshur mbrapsht.

Pasi u shfaq bashkë me Sebastian Rulli-n në tapetin e kuq, Angelique kuptoi se fustanin nga “Victor y Jesse” e kishte veshur keq, ndaj pak minuta më vonë, nga Instagrami i saj, në story, ajo zbuloi edhe fajtorin e  këtij incidenti.

Sipas Angelique, ishte i dashuri shkaktari i këtij incidenti dhe ai që tani duhet të rikuperonte gabimin duke e ndihmuar për ta veshur siç duhej. Në videon e postuar në Instagram, dëgjohet qartë aktorja meksikano-franceze që i kërkon Rulli-t: "Për fajin tënd e vesha keq, ishte faji yt, tani më ndihmo ta vesh siç duhet, i dashur.”

Fare qetësisht, duket në video pas saj Sebastian Rulli, i cili e ndihmon ta veshë fustanin në anën e duhur.

Nëse të tilla incidente mund të konsideroheshin të tmerrshme për disa njerëz, Angelique e ka marrë me shumë sportivitet dhe humor këtë situatë. Me zërin e saj seksi, ajo bën shaka duke thënë se është një djalë seksi që e ndihmon me fustanin. 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

¿Así o más hermosos? Jajajaja 😍💞 @angeliqueboyer @sebastianrulli #couplegoals #AngeliqueBoyer #SebastianRulli #BoyerRulli

A post shared by Angelique Boyer RD (@angeliqueboyerrd) on

Si një xhentil i vërtetë, aktori argjentinas e ndihmoi të dashurën për këtë emergjencë dhe të dy u kthyen pranë artistëve të tjerë të mbrëmjes së madhe të çmimeve. Eleganca e tyre u ra në sy të gjithëve, madje çifti u konsiderua edhe si çifti i veshur më bukur gjatë kësaj mbrëmjeje.

Ajo që u bë virale pas këtij incidenti është sfida e re e rrjetit. Klikoni #angeliquechallenge dhe do të shkriheni së qeshuri. 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Eternamente agradecida con cada una de las personas que votaron por #amaramuerte en los premios @tvynovelasmex 🙏🏻 fue una noche de fiesta para todo el equipo! Me siento muy afortunada por todo lo que he vivido y por contar con tanto talento 100% Mexicano. El vestido está inspirado en el glam de la época de oro del cine de Hollywood, es una pieza totalmente hecha con cristales de corte baguette en color topaz y una falda en tonos de oro en lluvia de flecos de cristal, de trabajo en 34horas con 20 personas, gracias a cada uno de ellos por depositar su pasión en esta joya, el diseño es vanguardista pero inspirado en los 20,30’s y lo mejor REVERSIBLE 😂, todo el look se creó junto a George Figueroa @george_figueroa Stylist a cargo de la imagen en esta ocasión, que lindo conocerte George ✨❤️ que lindo que me ayudarás a portar con mucho honor y humor el diseño de Victor y Jesse @victoryjesse genios 🙌🏼 lo mejor está por venir! BENDICIONES ❤️ Me encanto conocerlos, son muy amorosos! GRACIAS 🙏🏻 El maquillaje por la talentosa @andreamorenomakeup es una bomba esta mujer 🌹 Peinado por @yoshuamiranda_ tan joven y entregado a su pasión con una gran técnica, eres grande Yoshua. Las joyas hermosas y con elementos naturales, eso me encanta😍 @aguaturcajoyeria Gracias @pp_ayala Haces todo más fácil y divertido! ❤️ Y de tu mano amor @sebastianrulli Te amo Gracias por las fotos📸 @fortinoshez74

A post shared by Angelique Boyer (@angeliqueboyer) on

Amar a Muerte (Love to Death), telenovela që Angelique luan me Alexis Ayala dhe Michael Brown, ishte një nga më të votuarat e jurisë. Biondja 30-vjeçare ishte një nga fitueset, me çmimin si Aktorja më e Mirë me rolin e Lucía Borges.