Themeluesi i markës luksoze Off-White dhe drejtori artistik i veshjeve për meshkuj në Louis Vuitton, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare nga një betejë e gjatë me kancerin.

Një nga dizajnerët më me ndikim të gjeneratës së tij, Abloh po luftonte prej më shumë se dy vitesh me sëmundjen tha në një deklaratë të dielën, Bernard Arnault, shef ekzekutiv i LVMH.

Të gjithë jemi të tronditur pas këtij lajmi të tmerrshëm. Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të jashtëzakonshme”,- tha Arnault.

Lajmi i hidhur ka tronditur me mijëra fansa të Abloh në të gjithë botën.

Në vitin 2019, ai ishte diagnostifikuar me një formë të rëndë kanceri, por të gjithë betejën zgjodhi ta bëjë në privatësi të plotë.

Abloh, 41-vjeçar, ka hyrë në industrinë e modës tek “Fendi” bashkë me Kanye West. Të dy filluan bashkëpunimin artistik që do shënonte nisjen e karrierës së tij përmes krijimit të “Off White”.

Abloh ishte i pari amerikan me prejardhje afrikane që ka qenë drejtor i një shtëpie luksoze të modës franceze.

Në vitin 2018, është listuar në 100 personat më me ndikim në botë. Pas ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë.