Një dietë e ekuilibruar është mjaft e domosdoshme për të pasur flokë të bukur dhe të shëndetshëm, edhe pse shpesh vetëm kjo nuk mjafton.

Mirëmbajtja e flokut është gjithashtu shumë e rëndësishme. Nëse keni probleme me rënien e flokut, fillimisht kushtojini kujdes ushqyerjes së shëndetshme. Një dietë e pasur, mundëson furnizimin me lëndët ushqyese.

Dietologët sugjerojnë si “dietë për flokët” përdorimin e kumbullave, filizave të grurit, fasuleve të kuqe, bajameve, si dhe lloje të tjera drithërash dhe frutash të thata që treten lehtë. Për një rezultat edhe më të kënaqshëm, përdorni shampon dhe kapsulat Priorin Ekstra.

Kapsulat Priorin Ekstra përmbajnë të gjithë lëndët e nevojshme ushqyese për flokë të shëndetshëm nga rrënja deri në majë, si ekstrakt meli, vitaminë B5, biotinë dhe aminoacidin L-cisteinë. Nëse merrni një kapsulë në mëngjes dhe një në darkë, pas 4 javësh do të shihni rezultatet e para.

Shampo Priorin Esktra është një kombinim i përsosur i lëndëve ushqyese – glikoproteinat përshpejtojnë rritjen, vitamina B5 rrit dhe rigjeneron flokun duke i dhënë shkëlqim dhe volum, ekstrakti i melit e ushqen flokun me mineralet e nevojshme, aminoacidet e mollës pastrojnë dhe zbusin flokun.

Nga Dr. Erjona Shehu, mjeke dermatologe

Floket tanë, nuk janë vetëm gjysma e bukurisë, por janë edhe treguesi më i mirë i shëndetit tonë. Shpesh ne mendojmë se kujdesi për flokët është thjesht një shampoo e mirë dhe vajtja te parukieri, por floku duhet të trajtohet si jashtë edhe brenda. Kjo do të thotë që duhet të kemi një dietë të pasur, sidomos me përbërësit e flokut, i cili në vetvete ka strukturë proteinike.

Cilët janë elementët e domosdoshëm për shkëlqimin dhe bukurinë flokëve tanë?

Biotina. Siguron fortësi dhe mundëson rritjen e shpejtë të flokëve, duke i ushqyer që nga rrënja deri në majë. Gjendet në të verdhën e vezës, majanë e birrës, qumësht dhe mëlçi.

Vitamina A. Përshpejton rigjenerimin qelizor. I pasur me vitaminë A është majdanozi, domatet, rrënjët e ndryshme dhe mëlçia.

Vitamina E. Ka një efekt të fuqishëm antioksidant duke siguruar flokë të fortë dhe të shëndetshëm. Mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe radikalet e lira. Gjendet tek vajrat bimorë, drithërat, sallata jeshile dhe spinaqi.

Vitamina B5. Luan rol të rëndësishëm në ndarjen qelizore të folikujve të flokëve duke mundësuar një rritje normale të tyre. Gjendet tek buka e zezë dhe drithërat.

Por është fakt që në kushtet e mbingarkesës në orë të gjata pune, stresit të rritur dhe aktivitetit të shtuar, shpesh ne e anashkalojmë cilesinë e ushqimit. Në këto kushte Shoqatat e Dermatologëve rekomandojnë që të gjithë elementët e mësipërm të merren të kombinuara në një strukturë të vetme që quhet suplemente ushqimore apo që ne rendom u themi vitamina. Për flokë të shëndetshëm, që duam ti mbajmë gjithmonë të tillë, rekomandohet marrja e suplementeve për 3 muaj në vit. Ndërsa për flokë në të cilat mosha dhe ndryshimet hormonale, kanë nisur të bëjnë dobësimet e para, rekomandohet marrja e suplementeve ushqimore për një kohë më të gjatë se tre muaj.