Produktet që përdorim luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe pamjen e flokëve tanë. Në veçanti, zgjedhja e një shampoje që mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë është një proces i rëndësishëm. Fatkeqësisht, disa marka shamposh në farmaci bëjnë të kundërtën e mbajtjes së flokëve të shëndetshëm. Sipas dermatologëve, një pjesë e mirë e shampove që jeni duke përdorur mund të ndikojnë për keq ose të shkatërrojnë pH e skalpit derisa mund të çojnë deri në rënie flokësh.

Sipas Erum Ilyas (MD, MBE, FAAD), problemi i madh me shampot e farmacive është se shumë prej tyre kanë pH të gabuar. Ajo shpjegon se "disa studime sugjerojnë që pH i shampove mund t'i bëjë flokët tanë më të ndjeshëm ndaj këputjeve".

Si një dermatolog i certifikuar, Ilyas paralajmëron: "Flokët kanë nevojë për një acid për t’i bërë më pak të ndjeshëm ndaj lagështirës, të ftohtit dhe fërkimit".

Me fjalë të tjera, zgjedhja e një shampoje me pH të gabuar mund të ketë efekte negative në shëndetin dhe pamjen e flokëve tuaj.

Ky problem është veçanërisht i përhapur në farmacitë lokale. "Një studim tregoi se 75% e shampove të salloneve kishin pH e duhur, në krahasim me vetëm 38% të atyre që gjenden nëpër farmaci", - deklaron Ilyas.

Nisur nga këto rezultate, ka shumë të ngjarë që edhe ju ta blini shampon në farmaci apo jo?

Për shkak se kontrolli i pH mund të jetë një sfidë për ju, Ilyas rekomandon gjithashtu të kontrolloni përbërësit e shampos, siç është sulfati i natriumit, – ai që e bën shampon të shkumëzojë.

Sasia e lartë e sulfatit të natriumit mund të çojë në një rrezik të lartë të dëmtimit dhe rënies së flokëve, sepse zhduk vajrat natyralë të flokëve.