Kur Kylie Jenner publikoi në llogarinë e saj se përdor “Nivea Men’s Post Shave” si bazë make up-i dhe aftershave (“përdore në vend të kremit hidratues nëse ke lëkurë të yndyrshme” tha ajo në Snapchat), një pyetje interesante u shtua në rrjet: a duhet ta përdorin femrat aftershave-n?

Termi “aftershave”, zakonisht nënkupton një produkt që përdoret për meshkujt dhe në marketet mund të gjendet gjerësisht për ta, ndaj edhe femrat, në përgjithësi, nuk u referohen kremrave “aftershave” në përditshmërinë e tyre dhe aq më tepër të dinë mënyrën e përdorimit. Por Snapchat-i i Kylie-t, asokohe, na bëri të mendohemi edhe një herë… Mos është ky përbërës i meshkujve që na ka munguar edhe ne? Është diҫka që duhet t’ua rrëmbejmë atyre?

Për të marrë një përgjigje të saktë për këtë, flet specialistja e “The Art of Shaving”: "Siҫ e dimë, aftershave është një produkt i cili mbron lëkurën nga infeksionet dhe irritimet pas rruajtjes. Lëkura e këmbëve tek femrat është më e thatë sesa lëkura e fytyrës së meshkujve (sepse kjo e dyta ka më shumë vajra)” – shpjegon Genevieve Bochanty, drejtuese e “The Art of Shaving”.

Kështu, kremrat aftershave të meshkujve, me shumë mundësi janë jo të përshtatshëm për lëkurën e këmbëve, sepse janë të prirur të trajtojnë fytyra më të yndyrshme.

Megjithatë, Bochanty shton se ajo që duhet të bëni pas debilimit me brisk, është përdorimi i një hidratuesi duke e masazhuar lëkurën e këmbëve. Ky mund të jetë edhe një aftershave me përqindje më të lartë yndyre: “Në eksperiencën tonë, shumë femra përdorin aftershave nga partnerët e tyre ҫdo ditë pas debilimit”, – thotë Genevieve. Por ajo ndalet në një gjë shumë të rëndësishme: “Ndërsa depilohesh me brisk, në të njëtën kohë, ti heq edhe shtresën e parë të lëkurës së vdekur. Kështu, duhet të sigurohesh që pas depilimit të përdorësh kremin e duhur për ta hidratuar dhe mbrojtur në të njëjtën kohë lëkurën. Është shumë e rëndësishme ta hidratosh lëkurën e këmbëve pas depilimit, sidomos nëse ke lëkurë të thatë. Përdorimi i kremit hidratant nuk duhet anashkaluar asnjëherë.”

Në varësi edhe të preferencave personale, kremrat hidratantë mund të jenë edhe ata që përdorin meshkujt pas rruajtjes, por duhet të tregohesh e kujdesshme për të parë a janë të përshtatshëm për lëkurën tënde: “Ka shumë kremra të femrave që mund të përdoren si aftershave, duke pasur parasysh edhe përbërjen e tyre vajore.”

Ndërsa pyetjes nëse duhet të përforim produktet aftershave, ajo i përgjigjet: “Është e rëndësishme të gjesh një produkt me përbërës që njihen si hidratues të lëkurës (siҫ është p.sh glicerina). Përbërësit që njihen si mbrojtës të irritimeve (si panthenol, allantoin) janë të rekomanduar për t’u përdorur për lëkurën si aftershave. Femrat që kanë lëkurë të ndjeshme mund të përdorin locione që nuk kanë përmbajtje alkooli.