Nëse ndonjëherë e gjen veten të bllokuar në një qytet të ri, me valixhe të humbura dhe pa çantën me produktet kozmetike, mos u shqetëso - zonja Yeah tregon në një video zgjidhje interesante.

Chinese YouTuber kohët e fundit ka ndarë një video në të cilin Yeah grimoi të gjithë fytyrën vetëm duke përdorur produkte kuzhine - ne i përdorim disa prej tyre për maska dhe salcën për ngjyrë, po kjo që shihni në video përdor gjithçka për grim... edhe pendët e pulës i vë në punë për të lyer vetullat, ndërton qerpikë të rremë dhe shumë produkte të tjera ushqimore për të arritur pamjen përfundimtare. Në pamje të parë tronditëse, por në të vërtetë rezulton e suksesshme!

Shikoni videon e mëposhtme për të kuptuar sa me qetësi e merr grimierja punën e saj.