Qerpikët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes, pasi i japin më shumë jetë fytyrës dhe i bëjnë sytë të duken më të hapur dhe më të zgjuar. Megjithatë, duhet ta pranojmë që kur bëjmë grimin disa hapa i anashkalojmë, si për shembull primerin. Jo vetëm primerin e fondatinës, por edhe atë të rimelit shumë herë zgjedhim të mos e përdorim, por bëjmë gabim.

Primeri e ka një funksion dhe duhet përdorur për një grim më të plotë dhe perfekt. Për më tepër, u jep qerpikëve një pamje më dramatike dhe më të lëmuar (pa ato kokërrizat që krijohen zakonisht nga rimeli). Falë primerit, rimeli qëndron në vend gjatë gjithë ditës dhe u jep qerpikëve volum dhe gjatësi ekstra, kështu që ia vlen t’i kushtoni pak kohë.

Tani e dini sekretin për qerpikë dramatikë...