Kremi i diellit dhe make up-i që përdor në përditshmëri, këtë periudhë të vitit janë mjaft të domosdoshme para se të dalësh nga shtëpia. Të gjithë duan të mbulojnë rrudhat, por edhe ta ruajnë lëkurën nga njollat e diellit dhe për këtë është shumë e domosdoshme të përdorësh kremin e diellit. Por disa vajza e konsiderojnë të mjaftueshëm përdorimin e make up-it me filtër mbrojtës. A është kjo mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën?

Mbrojtja e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit nuk realizohet njëlloj kur përdor make up apo krem kundër diellit, sidomos nëse këtë të fundit e përdor nën make up.

Shumë fondatina, por edhe produkte të tjera kozmetike, vitet e fundit kanë edhe faktor mbrojtës nga dielli (SPF). Por a është kjo mënyra më e mirë dhe më e zgjuar e bukurisë dhe mbrojtjes absolute ndaj diellit?

Dermatologia Leslie Baumann, MD, thotë se këtu ka vend për sqarim, sepse ky lloj përdorimi miks mund të jetë një gabim i madh: “Makeup-i nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër diellit",- thotë ajo. "Duhet të aplikosh shtatë herë fondatinë dhe 14 herë krem pudër gjatë ditës për të siguruar mbrojtjen normale me faktorin mbrojtës nga rrezet e diellit. Askush nuk e bën këtë."

Kështu, a mund t’i martosh makeup dhe kremin e diellit në rutinën e përditshme të kujdesit për fytyrën? Po, nëse ndjek me kujdes këto hapa:

Zgjidh kremin mbrojtës me faktor të mjaftueshëm

Para se të shkosh para pasqyrës se tualetit, gjej një krem dielli me faktor të lartë mbrojtës. Sipas këshillave të “The Skin Cancer Foundation”, rekomandohet që kremi të jetë hidratues i mirë, por në të njëjtën kohë, edhe të ofrojë mbrojtje të lartë për rrezet (do të thotë njëkohësisht mbrojtje kundër rrezeve UVA dhe UVB), me SPF të paktën 15.

Aplikoje lirisht kremin mbrojtës

“Aplikoje kremin me një shtresë të hollë (rreth një lugë çaji) në fytyrë, në qafë, dekolte dhe në veshë", - thotë Houpt. "Lëre kremin e diellit ta përthithë e gjithë lëkura. Pasi ke mbaruar së përhapuri në të gjithë lëkurën, laj duart para se të fillosh grimin.

Ekspertët rekomandojnë:

Leslie Baumann rekomadon: Aveeno Ultra-Calming Daily Moisturizer, SPF 15

Topix Glycolix Elite Sunscreen SPF 30 ose

Blue Lizard Australian Sunscreen Sensitive Skin, SPF 30

Tina Turnbow, makeup artist-e, këshillon një mbrojte të lartë dhe hidratuese. Ajo rekomandon:

Pur-lisse pur-protect SPF 30, i cili është mjaft i mirë për lëkurat delikate.

Po ashtu, ajo rekomandon edhe Arcona Reozone SPF 20, i cili është pak më i shtrenjtë, por edhe më kompakt.

Patti Bell, makeup artist-e, rekomandon DDF Matte Finish Photo-Age Protection SPF 30 (pa yndyrë).

Karen Houpt, dermatologe, thotë se nëse ke lëkurë të bardhë, duhet të shmangësh kremrat mbrojtës me përqindje të lartë zinku apo titanium, për shkak të pigmentit të bardhë që përmbajnë.