Mund të duket si surprizë, por e vërteta është që shumë femra depilohen më pak gjatë sezonit vjeshtë-dimër sesa në verë. Gjatë muajve të nxehtë, sidomos nëse vesh zakonisht fustane, ndoshta depilohesh edhe çdo ditë. Por vjeshta dhe dimri, meqenëse vesh edhe më shumë pantallona, depilohesh më pak. Depilimi kushton, plus kush ka edhe 5 minuta më shumë në ditë që të depilojë të dyja këmbët? Është shumë e bezdisur!

Bën pjesë edhe ti në këtë kategori? Sigurisht, mund të vazhdosh të ndjekësh trendin e verës edhe në vjeshtë-dimër, sepse në fakt këmbët e buta janë qetësi më vete (pa harruar edhe partnerin.) Por sapo kalon pak kjo fazë, qimet fillojnë të dalin dhe të kapen pas rrobave, bëhet vërtet një gjendje e bezdisshme.

Por si t’ia bëjmë që të depilohemi më pak në vjeshtë dhe në dimër? Dhe a rriten qimet më pak në këtë periudhë të vitit nëse i lë më gjatë? Apo kjo vetëm duket kështu se këmbët janë më pak të ekspozuara? Ja si e shpjegojnë këtë ekspertët.

Është në të vërtetë një eksperiencë personale”, – thotë Anthony Sosnick, themelues dhe CEO i “Anthony Brands”: “Qimet rriten me të njëjtin ritëm, por varet nga ajo që do të shohësh.“ Interesante!

Fadi Mourad nga “Dollar Shave Club”, po ashtu konfirmon: “Nuk ka asnjë diferencë për rigjenerimin e qimeve në periudha të ndryshme të vitit.

Kështu, tani që e dimë se qimet rriten me të njëjtin ritëm, pavarësisht sezonit, duhet të vendosësh kohën se kur do që të kesh lëkurë të mëndafshtë në këmbë apo do që të jesh më ngrohtë me qime? Ose, nëse do që të depilohesh më pak në këtë periudhë, mund të përdorësh edhe produkte që ngadalësojnë procesin e rritjes së qimeve. Të tilla produkte mund ta zgjasin depilimin deri në një muaj (sugjerohet Pearl Luxe Hydrating Body Lotion.)