Nuk besojmë se ka një njeri që nuk e pyet veten ose nuk ka dyshime nëse e ka kaluar apo jo koronavirusin. Kjo edhe për faktin se janari dhe shkurti kanë qenë muajt kur ka shumë viroza vërdallë dhe shumë njerëz janë ndjerë jo mirë, kanë kaluar ditë të tëra me temperaturë të lartë dhe kanë pasur simptoma që i kanë bërë të vihen në mëdyshje nëse ka qenë Covid-19 apo një virozë tjetër.

Edhe pse është e vështirë të mësosh të vërtetën pa bërë një test serologjik, nëpërmjet simptomave që keni pasur, mund të krijoni një ide nëse keni qenë të infektuar.

Nëse keni qenë shumë sëmurë në përiudhën janar-shkurt

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurt, ka shumë mundësi të keni qenë të prekur me koronavirus.

Nëse keni pasur ethe dhe kollë

Nëse për disa ditë, gjatë kësaj periudhe, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë mundësi ta keni kaluar virusin.

Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit

Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat dalluese të koronavirusit. Rreth 66% e atyre që janë bartës të Covid-19, kanë këtë simptomë. Nëse ju ka ndodhur që për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, atëherë me shumë mundësi bëhet fjalë për koronavirusin.

Nëse e gjithë familja ka qenë sëmurë njëkohësisht

Nëse të gjithë familjarët kanë kaluar gripin në të njëjtën periudhë periudhë, dikush me simptoma më të rënda, dikush me simptoma më të lehta, ka mundësitë bëhet fjalë për Covid-19.

Nëse në lëkurë keni pasur shenja që ju shkaktonin të kruara

Shenjat në lëkurë që shkaktojnë kruajtje janë një nga simptomat e koronavirusit të zbuluara rishtas.

Burimi: The Healthy

Shënim i rëndësishëm: Këto që përmendëm më sipër janë disa shenja të koronavirusit, por jo domosdoshmërisht një njeri që ka pasur njërën ose më shumë prej tyre, ka qenë i prekur nga Covid-19. Një përgjigje e saktë mund të merret vetëm nëpërmjet një testi serologjik.