Frutat, sidomos në verë, janë ndër ushqimet që duhen konsumuar më shumë. Përveç që janë të shijshme dhe të ëmbla, janë gjithashtu të mbushura me një gamë vlerash ushqyese që janë thelbësore për shëndetin tonë në përgjithësi. Meqenëse fruti është si një shtresë mbrojtëse për farën e tij, konsumimi i farës ka disa përfitime edhe më të mëdha për shëndetin.

Kjo është lista e farave që duhet të përfshini në rutinën tuaj të të ushqyerit për të pasur një shëndet të mirë fizik dhe mendor.

Farat e shalqirit për lëkurë të shëndetshme

Farat e shalqirit mund të piqen – përgatitini me pak vaj ulliri dhe pak kripë para se t’i piqni në furrë. Në këtë mënyrë kanë shije shumë të mirë. Sidoqoftë, nëse i hani edhe direkt nga fruti, nuk sjellin asnjë dëm, sepse mund të treten shumë shpejt.

Farat e shegës për të rënë nga pesha

Për të përfituar sa më shumë dhe për t’i shijuar farat e shegës, mjafton t’i hidhni ato në çdo lloj sallate, ose bëni sa më shumë lëngje me to.

Farat e avokados për një zemër të fortë

Kur të merrni një avokado, mos harroni farën e saj, qëroni lëkurën kafe para se ta lini të thahet, pastaj vendoseni farën në një blender, derisa të formojë një pluhur që mund të përdoret si shtesë për smoothie ose çajra.

Farat e portokallit për më shumë energji

Farat e portokallit mund të konsumohen gjatë ngrënies së portokallit ose të shtohen në çdo vakt, në sallatë apo në pije të ndryshme për më shumë energji.

Farat e frutave të pasionit për shëndetin mendor

Në fakt, është e lehtë të shijosh farat e frutave të pasionit, pasi mund të hash gjithçka në një lugë. Një mënyrë tjetër për t’i shijuar ato është t'i hidhni në lëngje frutash.

 

Shënim: Para se të konsumoni farat e renditura më lart, konsultohuni me mjekun tuaj për të parandaluar çdo rrezik që mund të hasni.