Akullorja, konsumi i së cilës rritet gjatë muajve të verës, është një burim i pasur me kalium dhe vitaminë A, sipas studimeve dhe analizave të ekspertëve. Mungesa e kaliumit, siç dihet, shkakton dobësi në muskuj dhe tregon se gjatë aktivitetit fizik ke shpenzuar shumë energji.

Prof. Tula Ozcan, nga Universiteti Uludaay, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Inxhinierisë së Ushqimit dhe Teknologjisë së Qumështit, thotë se sasia e kaliumit në trupin e njeriut zvogëlohet nën kufirin normal gjatë muajve të verës. Për këtë, ai shton se koha më e mirë për të shijuar një akullore është pas aktivitetit fizik: "Mungesa e kaliumit është rezultat i muskujve të dobët, që gjë sjell edhe lodhje të trupit nga sasia e harxhuar e energjisë gjatë ushtrimeve fizike. Në këto raste, njerëzit e kanë më të lehtë ta kompensojnë humbjen e kaliumit duke konsumuar një akullore".

Duke theksuar se vitamina A është e rëndësishme për energjinë e trupit, Ozcan shton: "Si një produkt i pasur me kalcium, akullorja është gjithashtu shumë e pasur me vitaminë A. Në rastet e mungesës së vitaminës A, një person përballet me çrregullime të ndryshme, në zhvillimin e eshtrave, infeksionet e traktit urinar si dhe në lëkurë delikate dhe problematike. Këto probleme mund të kompensohen lehtësisht me konsumin e akullores".

Nisur nga përmbajtja e lartë e vitaminave A, B, C, D dhe E, por edhe e mineraleve si kalcium, fosfor, magnez, natrium, kalium, hekur dhe zink – shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, mjekët shtojnë se mënyra më e mirë për t’i marrë këto vlera ushqimore është pikërisht nga konsumi i akulloreve.

Duke këshilluar që të mos konsumohet akullore gjatë ditës, Dr. Fevzi Ozgonul, ndalet tek arsyeja: "Për të shmangur efektin e dëmshëm të sheqerit që përmban një akullore, ajo duhet konsumuar pas orës 10:00 të mbrëmjes. Në mënyrë që trupi të absorbojë të gjithë sasinë e sheqerit, e rëndësishme është që të ketë marrë ushqim gjatë ditës, në mëngjes dhe në drekë, por natyrisht, duhet të qëndroni larg nga ëmbëlsirat dhe pastat e tjera për të pasur një tretje sa më të shëndetshme."