Shumica e femrave duan të ndihen të shëndetshme dhe fit, por në të vërtetë nuk janë të sigurta se si mund të arrihet kjo. Në palestër, pjesa më e madhe nuk janë të sigurta për veglat që duhet të përdorin, nëse duhet të ngrenë pesha apo të bëjnë vetëm ushtrime kardio dhe të presin mrekulli. Nëse je edhe ti në këtë grup, shiko këtë listë gabimesh, fare të zakonshme, që femrat bëjnë në palestër.

Të fokusuara për të humbur peshë në kohë rekord

Shumë femra bëjnë ushtrime kardio në palestër, sepse e mendojnë si zonë të rehatshme - por ky është një gabim shumë i madh. "Trajnimi i peshës është shumë i rëndësishëm, mbi të gjitha, si një koncept psikologjik", - shpjegon trajnerja Jessica Rumbaugh Gouthro duke shtuar se ushtrimet e palestrës duhet të shoqërohen edhe me daljet në natyrë. "Pastaj mund të flisni për rezultate!"

 

Nuk shkojnë në palestër me të tjerë

Sistemi i trupit punon! "Është shumë e rëndësishme të kesh mbështjetjen e njerëzve që ke rreth vetes, sepse të ndihmon të jesh më optimiste", - shpjegon Gouthro. "Shko provoje tani dhe gjej dikë që të fillojë palestrën njëlloj me ty.”

Nuk dinë çfarë duan nga palestra

Nuk mund të kërkosh t’i arrish qëllimet, nëse nuk i ke fillimisht në mendje dhe pastaj të fillosh t’i praktikosh në palestër. "Nëse nuk di çfarë të bësh në palestër, duhet të ndjekësh një program të ushtruari për ato qëllime që ke ", - shpjegon Gouthro. "Nëse nuk je e sigurt cilat janë qëllimet, rekomandohet të mendosh pak më shumë për këtë. Mendo se pse do të shpenzosh kohë në palestër, për të kuptuar që koha aty nuk duhet të jetë kohë e humbur.

Përdorin veglat e gabuara

Ekspertët pajtohen me mendimin se vegla të tilla si ‘Step elliptical’ nuk ia vlen të shpenzosh kohën në palestër. 40 minuta step janë pothuaj asgjë para rezultateve më të mira që mund të marrësh duke ushtruar pak më shumë forcë.